Autoritetet e disa rajoneve në veri të Italisë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe u bënë thirrje njerëzve që të evakuohen.
Shirat e dendur që goditën pjesën më të madhe të Italisë shkaktuan përmbytje të lumit Savio, i cili përshkon qytetin Cesena në rajonin Emilia-Romagna. Savio, si lumenjtë e tjerë në veri të Italisë, përmbyti vendbanimet dhe fushat, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, shkruan ANSA.
Në Venecia, autoritetet po përgatiten të aktivizojnë një pengesë të lëvizshme lagune me shpresën për të parandaluar përmbytjet.
Banorët janë paralajmëruar të mos qëndrojnë në katet e poshtme nëse jetojnë pranë lumit.
“Kini kujdes, mos jini kurioz që fatkeqësia të mos kthehet në tragjedi”, kërkoi Enzo Lataca, kryebashkiaku i Cesenas, në një dalje televizive.
Në qytetin turistik të Ravenës në Italinë verilindore, autoritetet u kërkuan gjithashtu banorëve të lëvizin në katet e fundit të ndërtesave.
Reshjet e dendura me erë që përfshiu vendin nga veriu në jug nuk do të ndalen edhe në ditët në vijim.
Edhe
Dy të vdekur nga përmbytjet në Itali
Në Emilia-Romagna, është futur rreziku maksimal (niveli i kuq). Sipas mediave lokale, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa rezultojnë të zhdukur.
Për shkak të reshjeve, qarkullimi i trenave është ndërprerë dhe shkollat janë mbyllur.
Via Saffi #Bologna, la situazione... pic.twitter.com/OqMGtVjg49
— Marco_antifa ?????️? (@Marco_antifa) May 17, 2023