Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv

Dy të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë nga të paktën dy të dyshuar në qendër të Tel Avivit, në Izrael, raportoi BBC-ja të enjten.

Ky është sulmi i katërt i ngjashëm në dy javët e fundit në këtë qytet.

Disa nga të shtënat me armë raportohet të kenë ndodhur në rrugën Dizengoff, që është një prej më të frekuentuarave në qytet.

Raportet fillestare thonë se njëri prej sulmuesve është vrarë, derisa sulmuesi i dytë është ende në arrati.

Tetë persona u plagosën nga të shtënat, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, ka bërë të ditur spitali Ichilov i Tel Avivit.