Dy persona kanë vdekur dhe dy ndërtesa banimi janë shkatërruar gjatë bombardimeve në natën e të martës në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, kanë njoftuar Shërbimet e Emergjencës në Ukrainë, raporton The Guardian.
“Si rezultat i një sulmi me artileri në ndërtesa shumëkatëshe në qarkun Nemyshlyansky në Kharkiv, disa banesa janë shkatërruar në dy komplekse banesore”, thuhet nga Emergjenca.
Forcat e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë punuar për të shuar zjarrin, ndërsa kanë shpëtuar katër persona nga shembja e ndërtesës, por nuk kanë arritur të shpëtojnë dy tjerë, që kanë humbur jetën.
Një shkollë po ashtu është goditur nga granatat ruse në ora 3 të mëngjesit.