Dy persona vdiqën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit që ndodhi të martën në një qendër përpunimi mbeturinash të industrisë së kimikateve në qytetin gjerman të Leverkusen.
Më shumë se tridhjetë persona u plagosën dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan autoritetet lokale.
Shkaku i shpërthimit ende është i paqartë.
Rreth 360 punonjës të shërbimeve të urgjencës u erdhën në ndihmë autoriteteve lokale, tha bashkia. Sipas autoriteteve zjarrfikësit shuan flakët pas 4 orësh.
Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Fatkeqësive e klasifikoi shpërthimin si “një kërcënim ekstrem”.
Pas shpërthimit, autoritetet ndaluan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë që ndodheshin prapë vendit të ngjarjes si dhe u bënë thirrje banorëve të zonës që të mbanin mbyllur dritaret dhe dyert e banesave për shkak të ndotjes së ajrit. \euronews
-
Shpërthimi në parkun industrial lë 2 të vdekur e 31 të lënduar në Leverkusen
-
Shpërthim i madh në Leverkusen, retë helmuese mbulojnë qytetin
-
Tre të vdekur e dy të zhdukur nga një shpërthim zjarri në Greqi
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve
- Të shtëna e shpërthime të fuqishme në Munchen, një i vdekur