Trupat e pajetë e dy peshkatarëve palestinezë për të cilët zyrtarët thonë se u vranë nga forcat detare egjiptiane, janë gjetur të shtunën në Gaza.
Siç bën të ditur grupi islamist Hamas, peshkatarët që ishin vëllezër, u qëlluan të premten në brigjet pranë qytetit kufitar jugor të Rafah. Ndërsa, vëllai i tretë është plagosur dhe po trajtohet në Egjipt, shkruan Reuters.
“Nuk ka asnjë justifikim për trajtim të dhunshëm ndaj atyre që kërkojnë të sigurojnë jetesën e fëmijëve të tyre”, u tha në një deklaratë të Hamas.
Zyrtarët egjiptianë akoma nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim lidhur me këtë ngjarje, ndërsa kanë shtuar se akoma është e paqartë nëse anija e peshkimit kishte kaluar në ujërat egjiptiane.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli thotë se dhjetëra luftëtarë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit
-
Polici në Egjipt vret dy izraelitë e një egjiptian
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
-
Vriten tre palestinezë nga ushtria izraelite, dy prej tyre vëllezër
-
Hamasi ekzekuton dy palestinezë, i akuzoi për bashkëpunim me Izraelin