Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi ekzekuton dy palestinezë, i akuzoi për bashkëpunim me Izraelin

Dy palestinezë të akuzuar se kanë bashkëpunuar me Izraelin janë ekzekutuar në Rripin e Gazës, ka njoftuar Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi, bën të ditur BBC.

Në deklaratë nuk janë treguar emrat e të ekzekutuarve – vetëm inicialet dhe mosha – por është thënë se ata kanë dhënë informata që kanë çuar në vrasjen e palestinezëve.

Tre tjerë po ashtu janë akuzuar, me akuza për vrasje.

Grupet e të drejtave të njeriut në të kaluarën kanë dënuar ekzekutimet e tilla të Hamasit – që është grupi militant që udhëheq me Rripin e Gazës.

Që nga viti 2007 Hamasi ka marrë kontrollin e Gazas, dhe autoritetet e saj kanë kryer së paku 27 ekzekutime.

Dy burrat që u ekzekutuan për spiunazh për Izraelin u arrestuan në vitin 2009 përkatësisht 2015.

Edhe Vriten katër persona në Gazë, në mesin e tyre një fëmijë Botë Vriten katër persona në Gazë, në mesin e tyre një fëmijë

Nga pesë sa janë ekzekutuar nga Hamasi, katër janë varur dhe njëri është pushkatuar.

Burime të BBC-së bëjnë të ditur se një nga të ekzekutuarit është një polic i Hamasit që përdori armën e tij për të vrarë vjehrrin dhe një vajzë 13-vjeçare pas një mosmarrëveshje në familje korrikun e kaluar.