Një polic në Egjipt ka hapur zjarr ndaj turistëve izraelitë në qytetin Alexandria, duke vrarë dy izraelitë e një egjiptian, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Egjiptit, raporton agjencia AP.
Kanali televiziv “Extra News”, ka raportuar se është plagosur në këtë sulm edhe një person tjetër. I dyshuari është arrestuar.
Forcat e sigurisë së Egjiptit shpejt e kanë rrethuar vendin.
Sulmi i të dielës erdhi pasi Izraeli po lufton me militantët palestinezë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
-
Egjiptianët përfshihen në incident me zyrtarë policorë
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Një i vrarë e dy të plagosur afër konsullatës së Izraelit në Stamboll
-
Turqia akuzon Izraelin për vrasjen e tre turqve gjatë kalimit të kufirit Liban-Izrael