Botë

Dy gra sulmohen seksualisht teksa po prisnin në radhe për funeralin e Mbretëreshës

Dy gra janë sulmuar seksualisht teksa po prisnin në radhë për ta parë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq ditë më parë pas mbretërimit 70-vjeçar në Britani, shkruan Sky News.

I dyshuari Adio Adeshine u arrestua nga Policia, pavarësisht se tentoi të ikte nëpërmjet një lumi aty afër.

19-vjeçari po përballet me dy akuza, atë për sulm seksual dhe atë për shkelje të një urdhri për parandalimin e dëmtimit seksual

Ankuesja e parë ka thënë se edhe pse kishte pritur me orë të tëra në radhë nuk e kishte parë afër Adeshinen, i cili sipas saj, filloi ta prekte nga mbrapa.

Ajo e shqetësuar kishte kthyer kokën dhe e kishte parë të riun të zhveshur.

Ankuesja e parë pretendon se pas largimit nga aty, Adeshine bëri të njëjtat veprime edhe me një grua tjetër. Më pas u njoftua Policia.