Zyrtarë të Pentagonit thanë se një dron i Shteteve të Bashkuara ka shënjestruar udhëheqësin e talibanëve pakistanezë në një provincë afgane, pranë kufirit me Pakistanin.
Raportet e pakonfirmuara lokale thonë se Mullah Maulana Fazlullah është vrarë.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se sulmi ka shënjestruar Fazlullahun, shefin e grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, i shpallur terrorist, në një sulm me dron në provincën Kunar.
Zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se statusi i Fazlullahut nuk është i qartë dhe mohuan të thonë nëse operacioni ka qenë i suksesshëm.
Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara ofruan shpërblim prej pesë milionë dollarësh për informacione rreth Fazlullahut, duke thënë se grupi i tij “ka treguar aleancë të afërt me Al Kaidën”.
-
Shpërblime shumëmilionëshe për vendndodhjen e liderëve talibanë
-
Izraeli thotë se ia ka vrarë Hezbollahut ekspertin e dronëve
-
Izraeli thotë se ka vrarë një lider të Hezbollahut
-
SHBA-ja vret me dron liderin e grupit militant në Bagdad
-
Vritet nga talebanët lideri i IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit