Shtetet e Bashkuara ofrojnë shpërblime shumëmilionëshe për informacione që çojnë në vendndodhjen e udhëheqësit të talibanëve pakistanezë, Mullah Fazlullah, dhe të dy liderëve të tjerë talibanë që besohet se janë në Pakistan.
Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se ofron shpërblim prej pesë milionë dollarësh për informacione për Fazlullahun, liderin e grupit Tehrik-e Taliban Pakistan.
Ai po ashtu tha se shpërblimet prej tre milionë dollarësh vlejnë për informacione rreth militantëve Abdul Wali of Jamaat ul-Ahrar dhe Mangal Bagh, nga grupi Lashkar-e-Islam.
“Secili prej këtyre individëve ka kryer ose ka rrezik të madh të kryejë akte të terrorizmit që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe të shtetasve të saj”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
-
Droni amerikan godet shefin e talibanëve; dyshohet të jetë vrarë
-
I kërkuar nga SHBA-ja, komandanti taleban shihet në mes të Kabulit
-
SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për dy terroristë të al-Kaedës
-
SHBA ofron 1 milion dollarë për informatën se ku ndodhet djali i Bin Ladenit
-
SHBA shpall tre pakistanezë si "terroristë"