Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, ka arritur të martën në Ukrainë për bisedime me zyrtarët ukrainas për sigurinë e centraleve bërthamore të shtetit, raporton BBC-ja.
Grossi do të ofrojë asistencë teknike, përfshirë dërgimin e ekspertëve në zonat kyç, në përpjekje për të parandaluar rrezikun nga ndonjë incident.
“Konflikti ushtarak po e i vë në një rrezik të paprecedentë centralet bërthamore dhe fabrikat e tjera nga materiali radioaktiv. Duhet të veprojmë urgjentisht që të sigurojmë se ato do të vazhdojnë të punojnë të sigurta dhe ta reduktojmë rrezikun e ndonjë aksidenti nuklear”, ka thënë Grossi me të arritur në Ukrainë.
Ka pasur frikë për sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës gjatë konfliktit. Në fillim të marsit, një zjarr filloi në centralin bërthamor të Zaporizhzhia pas granatimeve ruse pranë objektit.
Po ashtu, termocentrali i Chernobylit është pushtuar nga rusët në ditët e para të luftës dhe për një kohë i ishte ndërprerë furnizimi me rrymë si pasojë e granatimeve.
-
OKB-ja alarmon se siguria bërthamore e Zaporizhzhisë po përkeqësohet
-
Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias
-
U vonuan për shkak të bombardimeve, inspektorët e OKB-së arrijnë në centralin bërthamor të Ukrainës
-
Ekspertët e OKB-së vizitojnë këtë javë Zaporizhzhian
-
Macron: IAEA duhet të lejohet në centralin Zaporizhzhia