Dhjetëra persona u paraqiten pasditen e sotme para drejtësisë franceze, në një procedurë urgjente, pasi u arrestuan të shtunën gjatë protestës së “jelekëve të verdhë” në Paris.
Siç njoftojnë mediat franceze, ndaj tyre u shqiptuan dënimet e para, ku pjesa më e madhe e tyre u dënuan me nga disa muaj burg, si dhe dënime me gjoba.
Të arrestuarit kryesisht janë të rinj që janë të papunë ose kanë të ardhura të ulëta, dhe shpesh janë ndjekur penalisht si pjesë e grupeve të caktuara, që synim kanë prishjen e rendit.
Franca është duke u përballur me protesta masive, pas vendimit të qeverisë për të ngritur çmimin e karburanteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar edhe këtë fundjavë
-
“Jelekë verdhët” nuk janë dorëzuar, kanë vazhduar protestën në Francë
-
Ushtria i bashkohet policisë në Paris në fundjavën e 19-të të protestave
-
“Jelekët e Verdhë” vazhdojnë me protestat masive në Francë
-
Humbasin vrullin protestat në Paris