Disa nga importuesit më të mëdhenj të gazit rus në Evropë po përgatiten të pajtohen me kërkesat e Rusisë që energjia të paguhet në rubla. Kjo masë është përshkruar si “shantazh” nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Financial Times raporton se disa nga kompanitë më të mëdha energjetike të Evropës po përgatiten të përdorin një sistem të ri pagese për gazin rus, për të cilin kritikët thonë se do të zvogëlobnte sanksionet e BE-së, kërcënonte unitetin e bllokut dhe do t'i jepte miliarda para në dorë ekonomisë ruse.
Shpërndarësit e gazit në Gjermani, Austri, Hungari dhe Sllovaki po planifikojnë të hapin llogari në rubla në Gazprombank në Zvicër në mënyrë që të përmbushin kërkesën ruse për pagesa në monedhën e saj.
Grupet përfshijnë dy nga importuesit më të mëdhenj të gazit rus: Uniper me bazë në Dusseldorf dhe OMV me bazë në Vjenë.
-
Turqia nis të paguajë në rubla për gazin rus
-
Pse Rusia kërkon që gazi i saj të paguhet në rubla?
-
Furnizimi me gazin rus vazhdon normalisht në vende të tjera, edhe pse s’paguajnë në rubla
-
Von der Leyeni akuzon Rusinë se po tenton të shantazhojë me gaz
-
G7 refuzon kërkesën e Rusisë për ta paguar gazin me rubla