Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dorëhiqet Qeveria palestineze

Kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh ka thënë të hënën se qeveria e tij do të japë dorëheqje, lëvizje kjo që do të hapte rrugët për reformat e përkrahura nga SHBA-ja në Autoritetin palestinez, ka raportuar Associated Press.

Presidenti Mahmoud Abbas ka mbetur të vendosë nëse pranon dorëheqjen e Shtayyehut dhe qeverisë së tij. Por lëvizja sinjalizon gatishmëri nga udhëheqësit palestinez të përkrahur nga Perëndimi për të pranuar ndryshimet në reforma, të para si të rëndësishme për të rigjallëruar Autoritetin palestinez. SHBA-ja dëshiron një autoritet të riformuar palestinez, për ta udhëhequr Gazën pas përfundimit të luftës.

“Faza tjetër dhe sfidat e saj kërkojnë marrëveshje të reja qeveritare dhe politike që marrin parasysh realitetin e ri në Rripin e Gazës”, ka thënë Shtayyehu në një takim të kabinetit.

Abbasi pritet të zgjedhë kryetarin e Fondit të Investimeve të Palestinës Mohammad Mustafan, si kryeministër të ardhshëm.