Vendimi i Boris Johnsonit për t'u dorëhequr nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe në Ukrainë u prit me dëshpërim. Largimi i Johnsonit, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është lajm i trishtë për tërë "shoqërinë ukrainase", shkruan CNN-i të dielën.
Johnson ishte ndër mbështetësit më të zëshëm për Kievin, prej kur Rusia nisi pushtimin ukrainas më 24 shkurt të këtij viti. Në fillim të prillit, Johnson u bë një nga udhëheqësit e parë të huaj që bëri udhëtim të pasigurt në kryeqytetin ukrainas, për ta bërë të njëjtën gjë një muaj më pas. Në analizën e CNN-it, thuhet se ish-kryeministri britanik krijoi marrëdhënie të ngushta me presidentin Zelensky.
“Ne e dëgjuam këtë lajm me trishtim. Jo vetëm unë, por edhe e gjithë shoqëria ukrainase”, i tha Zelensky ish-kryeministrit Johnson në një telefonatë të enjten.
Zelensky shtoi se nuk ka dyshim që mbështetja e Britanisë së Madhe do të ruhet ndaj Ukrainës “por lidershipi dhe karizma juaj personale e bënë atë të veçantë”.
Kristine Berzina, bashkëpunëtore e lartë e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në fondin gjerman ‘Marshall’ të SHBA-së, deklaroi se pos mbështetjes ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, personaliteti i Johnsonit ka luajtur një rol të madh në mënyrën se si e shohin atë ukrainasit.
“Zëri dhe guximi i mbështetjes së Johnson për luftën e Ukrainës qëndron në kontrast të plotë me mbështetjen e nënvlerësuar të dhënë nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Këtu ishte një udhëheqës i një fuqie të madhe evropiane, një fuqie bërthamore, që nuk kishte frikë të mbështeste Ukrainën”, deklaroi ajo.
Edhe
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
Të enjten (7 korrik), Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Britanisë së Madhe, pak para se t’i mbushte tre vjet në krye të vendit.