Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të kandidojë për herë të tretë për postin e presidentit.
Trump të martën mbrëma ka njoftuar për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, ndërsa deklaroi: “Rikthimi i Amerikës fillon tash”.
Në pronën e tij në Florida, Trump tha: “Duhet të shpëtojmë shtetin tonë”.
Njoftimi i Trumpit vjen në kohën kur republikanët janë duke e fajësuar atë për rezultate jo të mira në zgjedhjet e mesmandatit.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, që e mposhti Trumpin dy vjet më parë, ka thënë se mund të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.
Artikuj të ngjashëm
-
Të martën, Trumpi shpall kandidaturën për president
-
Trumpi mund t’i kthehet garës presidenciale
-
Trumpi përjashton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë
-
Trumpi thotë se nuk do të synojë një mandat të tretë
-
Trumpi mendon të kandidojë edhe për mandatin e tretë si president, ndonëse Kushtetuta ia ndalon