Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sërish se mund të kandidojë edhe për një mandat të tretë si president, ndonëse Kushtetuta nuk e lejon këtë.
Trump duke folur për “NBC News”, ka thënë se “nuk po bën shaka”, kur i është kërkuar t’i qartësojë deklaratat e mëhershme ku kishte thënë mendon të kandidojë edhe për një mandat të tretë si president.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka metoda që mund ta bëni këtë”, tha Trump.
Sipas Kushtetutës së SHBA-së, një person nuk mund të shërbejë më tepër se në dy mandate si president.
Miliarderi 78-vjeçar edhe më herët kishte folur për mundësinë e një mandati të tretë.
“Shumë njerëz më thonë se duan që ta bëjë këtë. Por, unë u them se kemi mjaft rrugë për të bërë”, tha Trump.
Ndryshimet kushtetuese për të lejuar një mandat të tretë do të kërkonin dy të tretat si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, numra që Partia Republikane e Trumpit nuk i ka.