Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djali i madh i Fidel Catros bën vetëvrasje

Fidel Castro Diaz-Balart, djali i i presidenti të ndjerë kuban Fidel Castro, ka bërë vetëvrasje në moshën 68 vjeçare, kanë kumtuar medie shtetërore, transmeton Koha.net.

"Doktori i shkencës Fidel Castro Diaz-Balart, i cili për shkak të depresionit të madh me muaj të tërë ka qenë nën përkujdesjen e konsiliumit mjekësor, ia mori vetes jetën sot, më 1 shkurt, në mëngjes", ka publikuar të enjten gazeta zyrtare Granma, përcjell al jazzera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Castro junior, i cili për shkak të ngjashmërisë me babanë, mori ofiqin Fidelito, ishte pranuar në spital për shkak të depresionit e më vonë kishte vazhduar shërimin jashtë spitalit.

Ai kishte studiuar fizikën bërthamore në ish – Bashkimin Sovjetik e vdekja e gjeti në punë si këshilltar shkencor në Këshillin Shtetëror të Kubës dhe si kryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës .

Babai i tij, i cili gjatë Luftës së Ftohtë ndërtoi shtetin komunist në pragun e Shteteve të Bashkuara, vdiq para më shumë se një viti, më 26 nëntor 2016, në moshën 90 vjeçare.