Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djali grushton ariun, ia shpëton jetën babait të tij

Një adoleshent ia arriti ta shpëtonte babanë e tij që do të mund të copëtohej nga një ari i tërbuar në Suedi, duke e grushtuar kafshën.

Babai me të birin po e ndiqnin ariun kur papritur u kthye dhe vuri në shënjestër burrin.

Djali e grushtoi ariun në kokë pasi ai arriti babanë dhe e lëndoi.

Ariu u kthye dhe kafshoi djalin në krah, por kjo i dha mjaftueshëm kohë babait që ta qëllonte dhe ta vriste, raportoi DailyMail.

Të dy u dërguan në spital. Ndërsa plagët në fytyrë që mori babai raportohet të jenë serioze, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Edhe Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë Botë Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë

Suedia po përballet me problem në rritje me arinjtë, pasi banorëve në veri po u shkaktojnë probleme të mëdha.

Autoritetet suedeze kanë aprovuar vrasjen e arinjve dhe gjuetarët lejohen të qëllojnë deri në 649 arinj.