Kryeministri britanik Boris Johnson ka pasur diskutim të qartë dhe të sinqertë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, për situatën në Ukrainë, ka konfirmuar qeveria e Britanisë.
Sipas njoftimit, të dy udhëheqësit folën për një orë së bashku në telefon, shkruan BBC.
“Udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët – përfshirë situatën në Ukrainë”, shtoi njoftimi.
Biseda ndodhi pasi udhëheqësit e NATO-s i kërkuan Kinës që të përmbahet nga mbështetja për Rusinë dhe të përmbahet nga çdo veprim që do ta ndihmonte atë të shmangte sanksionet.
Artikuj të ngjashëm
-
Xi: Kina do të luajë rol konstruktiv në rikthimin e paqes në Ukrainë
-
Trump: Bisedë shumë e mirë me presidentin e Kinës
-
Putin dhe Xi diskutojnë për Trumpin, Ukrainën dhe Tajvanin
-
Putini thotë se Rusia dhe Kina “po thellojnë bashkëpunimin bërthamor”
-
Bideni dhe Xi zhvillojnë bisedë telefonike, për herë të parë që nga nëntori