Disa njerëz mbetën të vdekur kur një kamion u përplas me një tren në Hungarinë jugore, herët të martën. Treni doli nga shinat pas përplasjes, njoftoi policia hungareze, përcjell Reuters.
Një numër i personave të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur në Mindszent, pranë kufirit Hungari – Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po vazhdojnë përpjekjet për shpëtim, kështu që ne nuk mund ta themi numrin e viktimave”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.
Faqja lokale e lajmeve “delmagyar.hu” njoftoi se shtatë persona kanë vdekur në vend.
Kompania shtetërore e hekurudhave tha se treni ishte i linjës Kiskunfelegyhaza – Hodmezovasarhely, por nuk mbërriti të cak pasi u përplas me kamionin, për çka një vagon me 22 pasagjerë doli nga shinat.