Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Disa policë të plagosur nga të shtëna me armë në Teksas

Disa policë janë plagosur nga të shtënat me armë në Cedar Park në Teksas, është njoftuar nga Policia e Teksasit.

Policët i kanë kërkuar banorëve të evitojnë rrugën “Bagdad”, në jug të shkollës së lartë Leander, për shkak të situatës që po zhvillohet.

“Ne jemi në skenën e të shtënave ku disa policë të Cedar Park janë qëlluar me armë ndërsa i janë përgjigjur një telefonate në shtëpi të Natalie Covet”, është njoftuar nga Policia e Cedar Park në Twitter. “Sulmuesi është mbyllur në shtëpi dhe forcat e rendit janë në vendin e ngjarjes”.

Një gazetar i Fox News ka njoftuar se së paku tri ambulanca janë parë në vendin e ngjarjes dhe njësiti i forcave speciale S}AT.

Cedar Park është shtëpi e rreth 80 mijë banorëve.