Pesë zyrtarë policorë janë qëlluar me armë zjarri të enjten në rajonin Glendorado Township, në shtetin e Minnesotas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar mediumi “Fox9”.
Sipas autoriteteve lokale, policët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në dy spitale të ndara, derisa sulmuesi ende s’është arrestuar.
“Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për banorët, por u është kërkuar të shmangin zonën”, thuhet tutje në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vrarë në të shtëna me armë në Montana
-
Katër policë të vrarë e katër të plagosur gjatë bastisjes së një shtëpie në SHBA
-
Të shtëna me armë, qëllohen disa policë në Karolinën e Veriut
-
Shtatë të rinj të plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri në Indianapolis të SHBA-së
-
Sulm me armë zjarri në SHBA, të paktën tre të vdekur