Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dilema turke e energjisë bërthamore

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai rus, Vladimir Putin, e përuruan nëpërmjet një videokonference ndërtimin e reaktorit, duke u zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë fushë. Projekti është në pronësi të kompanisë energjetike ruse “Rosatom” derisa “Akkuyu” e Turqisë është pronare e licencuar dhe operatore lokale. Këtë projekt, Erdogan e cilësoi “si plasim të Turqisë në ligën e vendeve të energjisë bërthamore”

Zyrtarët turq dhe ata rusë ia kanë vënë themelet të mërkurën reaktorit të tretë të centralit të parë bërthamor të Turqisë “Akkuyu” në qytetin jugor bregdetar, Mersin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai rus, Vladimir Putin, e përuruan nëpërmjet një videokonference ndërtimin e reaktorit, duke u zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë fushë.

Projekti është në pronësi të kompanisë energjetike ruse “Rosatom” derisa “Akkuyu” e Turqisë është pronare e licencuar dhe operatore lokale.

Kur të marrë fund, uzina pritet që të prodhojë 35 miliardë kilovatë orë energji në vit, sa rreth 10 përqindëshi i gjithë furnizimit me energji elektrike në Turqi. Jetëgjatësia e shërbimit është paraparë që të zgjasë 50 vjet.

“Kjo uzinë plasoi Turqinë në ligën e vendeve të energjisë bërthamore”, ka thënë presidenti turk, duke e lartësuar atë si “një simbol të bashkëpunimit turko-rus”.

Edhe SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje historike nukleare Botë 2 d. më parë SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje historike nukleare

Presidenti rus Putin, i cili ka folur në këtë ngjarje nëpërmjet një videolidhjeje nga Moska, e ka cilësuar ndërtimin si një “projekt përnjëmend bajraktar”.

“Akkuyu” është i vetmi central i energjisë bërthamore nën ndërtim në Turqi, por i dyti i tillë në krahinën Sinop pritet që të fillojë gjatë këtij viti, po qe se Ankaraja arrin të gjejë një partner të ri, pas tërheqjes vitin e shkuar të “Mitsubishit” nga Japonia.

Projekti ishte dakorduar mes Qeverisë japoneze dhe asaj turke në vitin 2013. Një konsorcium i udhëhequr nga “Mitsubishi Heavy Industries” ka kryer studimin e fizibilitetit në mars për ndërtimin e një uzine prej 4.500 megavatësh në Sinop.

Një zyrtar i lartë i fushës së energjetikës, duke folur nën kushtin e anominitetit, ka bërë të ditur se Qeveria turke është duke e shqyrtuar gjithashtu opsionin e një centrali të tretë bërthamor me katër reaktorë në veriperëndim të vendit.

“Synimi përfundimtar i Turqisë nuk është ndërtimi i ndonjë arme bërthamore, por diversifikimi i resurseve energjetike”, ka thënë burimi.

Që nga nënshkrimi i projektit “Akkuyu”, përkrahësit e energjisë bërthamore në Turqi kanë argumentuar se centrali do ta kufizojë varësinë e vendit nga furnizimet e jashtme energjetike.

Edhe AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium Botë 3 d. më parë AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium

Megjithëkëtë, ekspertët ndërkombëtarë mendojnë ndryshe.

Henry Sokolski, drejtor ekzekutiv i “Policy Education Center” me seli në Washington, ka thënë se modeli financiar i “Akkuyus” mund ta thellojë varësinë e Ankarasë nga Moska, e cila është furnizuesi kryesor energjetik i Turqisë. Kjo pasi që projekti është i financuar tërësisht nga Moska.

Turqia megjithatë nuk është vendi i vetëm që synon energjinë bërthamore në Lindje të Mesme.

Arabia Saudite dhe Jordania ende i kanë sytë të kthyer kah centralet e energjisë bërthamore. Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gjithashtu në këtë shteg, derisa Izraeli prej kohësh besohet të ketë rezerva të armëve bërthamore, përderisa Irani ka kapacitete për zhvillimin e tyre.

Sokolski ka paralajmëruar për më tepër Turqinë mbi sfidat rajonale që mund t’i shfaqen me të hyrë në këtë vorbull.

Edhe Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes Botë 2 j. më parë Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes

“Fqinjët tuaj janë të rrezikshëm. Njerëzit po luftojnë. Reaktorët bërthamorë në një luftë të përnjëmendtë mund të shndërrohen në caqe”, ka thënë ai. “Sulmet e këtilla mund t’i zhysin njerëzit në ankth dhe rezultati mund të jetë rrjedhja radioaktive, njësoj si në Chernobyl apo edhe më keq”.

Turqia është aktualisht e përfshirë në një konflikt të armatosur me PKK-në, Partinë e paligjshme Punëtore të Kurdistanit, të cilësuar si organizatë “terroriste” nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Turqia. Është gjithashtu palë e ndërlidhur në konfliktin në Siri, dhe tërthorazi në atë në Jemen. Por Ankaraja është pjesë gjithashtu edhe e të gjitha instrumenteve ndërkombëtare të moszgjerimit bërthamor, teksa është nënshkruese e Kodit Ndërkombëtar të Veprimit kundër zgjerimit të raketave balistike dhe e zotimeve të tjera kundër armëve të asgjësimit në masë.