Dhjetëra persona janë arrestuar të dielën në Stamboll, pasi autoritetet turke ndaluan Paradën e Krenarisë. Parada e komunitetit LGBTQ është ndaluar që prej vitit 2015, mirëpo çdo vit grupe të shoqërisë civile mblidhen për ta shënuar fundin e Muajit të Krenarisë.
Kaos GL, grup i njohur i LGBTQ-së në Turqi, ka njoftuar se pak para fillimit të marshimit 52 persona ishin arrestuar. Komiteti i Javës së Krenarisë LGBTQ, më vonë bëri të ditur se më shumë se 100 persona ishin arrestuar.
Zyra e guvernatorit të Stambollit dhe as policia nuk dhanë informacione për numrin e të arrestuarve. Demonstruesit dhe gazetarët u futën në autobusë, përfshirë edhe një fotograf ndërkombëtar të lajmeve.
Sindikata e gazetarëve DISK Basin-Is ka njoftuar se “shumë” ishin rrahur nga policia. Banorët vendas goditnin tenxheret e tiganët nga ballkonet e tyre në shenjë mbështetjeje për marshuesit. Policia organizoi një aksion të madh nëpër sheshet e Stambollit për të përndjekur pjesëmarrësit e marshit të jashtëligjshëm.
Sheshi Taksim është zemra e dyqaneve dhe turizmit të qytetit, si dhe pikë tradicionale për grumbullimin e protestuesve.
-
Gazetarët turq protestojnë ndaj arrestimit të kolegut
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
-
Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll
-
Turqia arreston rreth 100 studentë që protestuan kundër predikuesve islamikë në kampus
-
Protestat e 1 Majit, qindra të arrestuar në Stamboll