Dhjetëra gazetarë dhe fotoreporterë janë mbledhur të martën para zyrës së kryetarit të Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të një kolegu, gjersa ai po e mbulonte Paradën e Krenarisë në qytet.
Bylent Këllëq ishte arrestuar përkohësisht të shtunën, pasi që njësitet speciale të policisë ua bllokuan marshuesve rrugën drejt sheshit Taksim, pikë kjo qendrore për protesta në anën evropiane të Stambollit.
Me parullat “Hiqni duart nga shtypi” dhe “presioni nuk do të na dekurajojë”, gazetarët protestuar duke i bartur fotografitë e Këllëqit në momentin e arrestimit. Grupet e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shtypit kanë tërhequr vërejtjen rreth kufizimeve në rritje ndaj mediave në Turqi viteve të fundit. Qeveria turke ka ndaluar marshimet e komunitetit LGBTQ në qytet që nga viti 2015, shkaku i sigurisë publike dhe më vonë për shkak të masave kundër COVID-19.
-
Dhjetëra të arrestuar në Paradën e Krenarisë në Stamboll
-
Turqia arreston rreth 100 studentë që protestuan kundër predikuesve islamikë në kampus
-
Protestat e 1 Majit, qindra të arrestuar në Stamboll
-
Vazhdojnë protestat në Turqi, qindra mijëra njerëz mblidhen në Stamboll
-
Turqia liron gazetarët e arrestuar në protestat për Imamoglun