Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetë emigrantë kubanë të fshehur në kamion vdesin në një aksident në Meksikë

Të paktën 10 emigrantë kubanë që ishin fshehur në një kamion mallrash kanë vdekur pasi automjeti u përmbys në një autostradë në shtetin jugor meksikan të Chiapas.

Aksidenti ndodhi pranë kufirit të Guatemalës, raportoi AFP duke cituar zyrtarë lokalë të sigurisë.

Të paktën 17 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët lokalë, duke shtuar se një nga viktimat ishte një fëmijë. Një raport tha se të gjitha ishin femra.

Ky ishte aksidenti i dytë fatal në më pak se një javë që përfshin emigrantë.

Shoferi i kamionit, i cili nuk është projektuar për të transportuar kaq shumë njerëz, u largua nga vendi i aksidentit, tha Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) në një deklaratë.

Edhe Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë Botë Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë

“Sipas raportimeve të para, drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përmbysur”, shton INM.

Asindeti ndodhi në një pjesë të autostradës përgjatë bregut të Paqësorit, të cilin emigrantët e përdorin shpesh në përpjekje për të arritur në SHBA.