Si shumë të tjerë në varkë, Sako, një azilkërkues nga Mali, nuk e kishte parë kurrë oqeanin. Katër burra me përvojë detare, duke përfshirë një “kapiten” senegalez, ishin përgjegjës për mbërritjen në Ishujt Canary. Udhëtimi do të zgjaste katër deri në pesë ditë. Ishin të ulur si sardelet, me Sakon të shtrydhur në mes. Benzina dhe uji i kripur që rrjedh në fund të varkës dogjën lëkurën e tyre, duke e bërë të dhimbshme uljen
Orléansit, Mauritani (AP) - Ne mund të mos e dimë kurrë se çfarë ndodhi me burrat ndërsa ata udhëtonin nga Nouadhibou në Tobago. Por rrëfimet nga të mbijetuarit e fundosjeve të tjera të anijeve në Atlantik ofrojnë një pasqyrë të qartë.
Moussa Sako u shpëtua nga Forcat Ajrore Spanjolle më 26 prill 2021. Varka e tyre u pa rastësisht nga më shumë se 500 km nga ishulli spanjoll, El Hierro – “në mes të askundit”, siç e përshkroi atë një nga shpëtimtarët.
Ata ishin nisur 22 ditë më parë nga Nouakchotti, kryeqyteti i Mauritanias. Vetëm tre nga 63 personat që hipën, mbijetuan.
Si shumë të tjerë në varkë, Sako, një azilkërkues nga Mali, nuk e kishte parë kurrë oqeanin. Katër burra me përvojë detare, duke përfshirë një “kapiten” senegalez, ishin përgjegjës për mbërritjen në Ishujt Canary. Udhëtimi do të zgjaste katër deri në pesë ditë.
Këputja e litarit
Edhe
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
Ishin të ulur si sardelet, me Sakon të shtrydhur në mes. Benzina dhe uji i kripur që rrjedh në fund të varkës dogjën lëkurën e tyre, duke e bërë të dhimbshme uljen.
Jo shumë kohë pas nisjes, ata mbetën pa ushqim dhe ujë. Ditën e katërt u mbaroi karburanti. Për të ngadalësuar lëvizjen e tyre dhe për të qenë më të dukshëm për shpëtuesit, ata bënë një spirancë të improvizuar duke lidhur motorin dhe mbetjet e tjera të metaleve të rënda në një litar.
Çdo ditë që kalonte, varka lëvizte më tej. Tensionet vluan në debate. Kontrabandistët, disa thanë, i kishin tradhtuar.
Kaluan më shumë ditë. Asnjë shpëtim nuk erdhi. Një numër në rritje njerëzish donin ta prisnin litarin për të lëvizur më shpejt. Sako mendoi se do të ishte më mirë të qëndronin pa lëvizur, ku deti ishte ende i qetë dhe ata mund të shihnin disa drita gjatë natës. Por Sako u mund në një votim. Litari u këput.
Ashtu siç kishte frikë, era i çoi në ujëra më të trazuar që u derdhën mbi varkën e tyre. Të nesërmen në mbrëmje vdiq personi i parë, një 20-vjeçar. Ata e lanë dhe e mbështollën trupin e tij sipas traditës islame dhe u lutën para se ta hidhnin në det.
Në javën e dytë, tre deri në katër njerëz vdisnin çdo ditë.
Disa kishin halucinacione. Një burrë u hodh drejt vdekjes duke menduar se kishin mbërritur. Të tjerët u hodhën për t'i dhënë fund vuajtjeve të tyre. Sako, më i shëndetshmi, u përpoq të ndihmonte të tjerët.
Në ditën e 18-të, ai u përpoq të largohej nga trupat e kalbur. Por ata ishin kudo. Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve ishin ende gjallë. Mezi flisnin.
Sako nuk i frikësohej më vdekjes. Ai shqetësohej për atë që do të ndodhte më pas.
“Doja që edhe nëse vdisja, njerëzit të rimerrnin (trupin tim) dhe të më varrosnin”, tha Sako. “Nëse zhdukesh në ujë, ata mund të të kërkojnë për njëqind vjet”.
Më në fund, në ditën e 22-të, një avion gri u shfaq në qiellin lart. Pastaj erdhi një helikopter. Një shpëtimtar zbarkoi dhe tërhoqi Sakon dhe dy të mbijetuarit e tjerë nga lundra e mbushur me kufoma.
Trupat e 24 personave u gjetën dhe u varrosën në Ishujt Canary me numra rasti në vend të emrave. Mbetjet e 36 të tjerëve u gëlltitën nga Atlantiku.

Përgjigje (të pjesshme)
Numri i njerëzve që tentojnë të kalojnë Atlantikun për në Ishujt Canary po bie sërish teksa Spanja dhe BE-ja, me ndihmën e partnerëve të tyre afrikanë, përpiqen ta mbyllin atë rrugë migrimi në një lojë të vazhdueshme mace-miu. Por arsyet që i shtyjnë këta burra, gra dhe fëmijë të largohen – mungesa e vendeve të punës, varfëria, dhuna, ndryshimet klimatike – vetëm sa janë përkeqësuar.
Një vit pasi 43 burrat u larguan nga Nouadhibou, varka bardhë e kaltër mbeti e braktisur në anë të rrugës në Belle Garden, njësoj si vetë rasti.
Veshjet, objektet dhe telefonat celularë të gjetur nga varka dhe trupat ishin mbajtur në pjesën e pasme të stacionit të policisë Scarborough në Tobago. Edhe pse ishin liruar për asgjësim, oficeri i ngarkuar për ruajtjen e provave të policisë kishte vendosur t'i mbante sendet “në rast se dikush vinte ta kërkonte këtë një ditë”.
Me doreza gome, oficeri dhe një reporter i AP-së hapën çantat e mbyllura, duke nxjerrë provat e kalbura në dyshemenë e betonit për t’u dokumentuar.
Kishte fanellat e pista të futbollit dhe pantallonat e shkurtra të Juventusit, Paris St-Germainit, Barcelonës, Real Madridit dhe Federatës së Futbollit të Mauritanias që Burrisi kishte vënë në dukje në raportet e saj të autopsisë. Kishte pallto dhe pantallona të gjelbra të errëta, që shumë emigrantë veshin gjatë kalimit. Aty ishin celularët, aq të konsumuar, saqë pajisjet u prishën me prekjen më të vogël.
Pas disa ditësh duke analizuar fotot e provave si një enigmë, një bluzë dukej e njohur. Në një foto të shpërndarë nga një prej nënave nga fshati mauritanian, Bourdouji, 20-vjeçari, Abdoulaye Tall shihet i veshur me një bluzë shumëngjyrëshe me fjalët në të, por vetëm pjesë të saj dukeshin: “IS IT ... E ... YOU’RE”.
Edhe
Dhjetëra pasagjerë largohen nga anija ku shpërtheu hantavirusi
Papritur, ajo u kujtua. Ai kishte veshur bluzën që i kishte rënë në sy Dr.Burrisit: “HELLO, IS IT ME YOU’RE LOOKING FOR?”.
“Është vullneti i Zotit”
AP-ja ndau gjetjen e saj, së bashku me fotot e bluzës, me babanë e Tallit. Ai tha se ishte mirënjohës për informacionin, edhe pse shpresat iu shkatërruan.
“Është e qartë se ai ka vdekur”, tha Djibi Tall. “Është vullneti i Zotit”.
AP-ja ndau gjithashtu foto të provave të mbledhura në Tobago me familjet e tjera të të zhdukurve në Mauritani, Mali, Senegal dhe Francë.
May Sow, tezja në Francë, i nguli sytë fotove në telefonin e saj për ditë të tëra dhe rrinte zgjuar natën vonë. Një foto dukej e njohur: një këmishë me vija të zeza me kopsa.
Ajo iu kthye fotove të nipit të saj pak para se të zhdukej. Aty ishte - e njëjta këmishë e zezë me vija. Ai e vishte atë në raste të veçanta.
“Unë nuk mendoj se ata kishin të drejtë të merrnin gjëra me vete, kështu që ai duhet të ketë veshur rrobat e tij më të mira”, tha ajo.
Ajo kontaktoi një nga miqtë e Alassanes në Mauritania, i cili e kishte shoqëruar atë në pjesën e parë të udhëtimit për në varkë. Ai konfirmoi se Alassane kishte veshur këmishën me vija poshtë një xhakete me xhepa të kuq. Të dyja u gjetën në njërin prej trupave.
May Sow tashmë po mbante zi për humbjen e nipit të saj, por motra e saj ende e mohonte. Sow iu drejtua Kryqit të Kuq në Senegal për ndihmë me një test të ADN-së për ta konfirmuar. Por për shkak se nëna e Alassane ishte nga Mali, ata nuk mund të ndihmonin.
Kështu që në fund të qershorit, AP-ja mori një mostër pështyme të dërguar nga nëna e Alassanes në Qendrën e Shkencave të Forenzikës në Trinidad dhe Tobago.
Tre muaj më vonë, më 4 tetor 2022, një email mbërriti në kutinë postare të May Sow.
“Me keqardhje ju informoj se rezultati i mostrës së ADN-së është një përputhje pozitive”.
Epilogu
Alassane u varros pas një funerali islamik më 3 mars 2023 në Varrezat Publike Chaguanas në Trinidad dhe Tobago. Familja e tij, në pamundësi për të udhëtuar, bëri lutjet si në vendlindjen e tij në Mali ashtu edhe në Francë.
Nga 43 personat që besohet se kanë hipur në varkën e Alassanes, vetëm 14 trupa dhe mbetje skeletore u gjetën në Tobago. Kryqi i Kuq ka mbledhur 51 mostra të ADN-së nga anëtarët e familjeve të 26 imigrantëve të zhdukur me shpresën për të identifikuar trupat e tjerë në Qendrën e Shkencave Ligjore në Trinidad. Këto rezultate nuk dihen ende.
Disa gjëra janë, në fund të fundit, të panjohura. Është e mundur - madje e mundshme - që bota nuk do të mësojë kurrë se çfarë ndodhi saktësisht gjatë 135 ditëve dhe netëve që Alassane dhe të tjerët kaluan në Atlantik.
Por të paktën May Sow e di një gjë tani.
“Të paktën, për nipin tim, ne kemi prova se është ai”, tha ajo. “Ne mund të lutemi për të dhe të besojmë se ai është në një vend të mirë”.
Edhe
Rreth 250 të zhdukur nga përmbysja e një anije në Oqeanin Indian
(Fund)
Përktheu: Forca Jashari
