Një person është vrarë në autobusin e transportit urban të Lubjanës (Slloveni), meqë, siç raportojnë mediat sllovene, ai po përpiqej ta rrëmbente autobusin dhe kërcënonte shoferin se do ta vriste.
E përditshmja e Lubjanës, "Delo", thekson se personi i panjohur e kishte detyruar shoferin e autobusit urban të devijonte vijën e rregullt të transportit dhe të futej në një rrugë dytësor, duke e kërcënuar se do ta vriste me kaçavidë, transmeton Koha.net.
Po, siç shkruan kjo gazetë, shoferi kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe ishte futur në rrugën dytësore në drejtim që i kishte kërkuar rrëmbyesi, por ndërkohë qëllimisht ishte futur nëpër semaforin e kuq, në mënyrë që të ndiqej e ndalej nga policia rrugore.
Policia , që i ishte vënë pas autobusit ka konfirmuar incidentin dhe se sulmuesi ishte vrarë.
Sipas policisë incidenti kishte ndodhur rreth orës 21 të ditës së enjte.
-
Alivanoset në autobus, vdes në spital
-
Arrestohet i dyshuari për sulm me armë ndaj një autobusi në Pagarushë të Malishevës
-
Gjashtë të vdekur nga aksidenti mes trenit dhe autobusit në Sllovaki
-
Vrasje e rëndë në tentativë në Lipjan, Policia mori situatën nën kontroll duke shtënë në ajër
-
Vdes 72-vjeçari në autobusin e Trafikut Urban