Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deputetët e zgjedhur betohen në Parlamentin turk

Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës. 600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ligjvënësit opozitarë janë nga Partia Popullore Republikane, pro-kurdët, Partia Demokratike dhe Partia e Mirë. Sistemi qeveritar i Turqisë ka ndryshuar nga ai parlamentar në ekzekutiv, duke shuar postin e kryeministrit dhe duke bërë ndryshime në përgjegjësitë e parlamentit. Kritikët brengosen se ka shumë fuqi në duart e Erdoganit, transmeton rel.

Me ndryshimet e reja, Erdogan do të udhëheq qeverinë, zgjedh ministrat, zëvendëspresidentët dhe byrokratët, përgatit buxhetin dhe vendos politikat e sigurisë.