Miliona votues do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën në Turqi, për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe administratorët, në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të jenë një matës i popullaritetit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Partia e Erdoganit do të provojë t’i fitojë qytetet kyçe në këto zgjedhje, të cilat i kishte humbur pesë vjet më parë, raportoi AP.
Mbajtja e bashkive kryesore, do ta ndihmonte fuqizimin e opozitës turke e cila mbeti e thyer dhe e demoralizuar pas një disfate në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2019, opozita e bashkuar fitoi bashkitë e kryeqytetit Ankara dhe Stambollin, duke i dhënë fund mbajtjes 25-vjeçare të partisë në pushtet mbi qytetet.
Opozita pritet gjerësisht të mbajë kontrollin e saj në Ankaranë, ku kryebashkiaku aktual, Mansur Yavas, i cili gjithashtu është emëruar si një kandidat i ardhshëm presidencial, mbetet i popullarizuar.
Në Stamboll, sondazhet e opinionit tregojnë për një garë të fortë midis Imamoglu dhe Murat Kurum, të cilët kanë premtuar projekte infrastrukturore për t'i bërë ndërtesat të qëndrueshme ndaj tërmeteve dhe për të lehtësuar bllokimin kronik të trafikut të qytetit.
Edhe
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
Erdogani ka emëruar Kurumin, një ish-ministër i Urbanizimit dhe Mjedisit 47-vjeçar, për të kandiduar kundër kryebashkiakut në detyrë, Ekrem Imamoglu, një politikan popullor nga Partia Popullore Republikane e qendrës së majtë, ose CHP.
Immaoglu është parë si kandidat i mundshëm presidencial për ta sfiduar Erdoganin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Britania mban zgjedhje të cilat shihen si vendimtare për lidershipin e Starmerit