Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Rama në pritje të inaugurimit të Erdoganit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar në Ankara, ku kanë shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Taip Rexhep Erdogan.

Me ftesë të presidentit turk, Thaçi dhe Rama janë duke qëndruar në Ankara, ku sot pasditen e vonë pritet të fillojë ceremonia e inaugurimit të presidentit turk.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare, përcjell ksp.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasi Erdogan paraprakisht të japë betimin në Kuvendin turk. Pas ceremonisë, presidenti Erdogan do të shtrojë një darkë për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdogan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

Edhe Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara Botë 1 muaj më parë Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara

Erdogan betohet si president në sistemin e ri të qeverisjes në Turqi

(E plotësuar, 18:00) - Presidenti i parë i sistemit të ri presidencial të qeverisjes në Turqi, Recep Tayyip Erdogan ka dhënë betimin e tij në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).

Me betimin e presidentit Erdogan, përfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial. Erdogan, pas largimit nga parlamenti, tha para gazetarëve se “Çdo gjë ishte mirë para popullit. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jetë mirë”.

Më pas Erdogan u përcoll nga kryetari i përkohshëm i parlamentit Hakki Köylü me ceremoni zyrtare. Qytetarët të cilët e prisnin në dalje të parlamentit, përshëndetën presidentin dhe mbushën automjetin e tij me karafilë, raporton AA.

Më vonë do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e inagurimit, në të cilën pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoğan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoğan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

Edhe Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re Botë 4 d. më parë Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re

Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Image