Një gjykatë në Norvegji, ka dënuar një 34 vjeçar me 7 vjet e gjysmë burgim, nën akuza se ishte pjesë e grupit ekstremist (Shteti Islamik) dhe kishte luftuar bashkë me militantët në Siri.
Gjykata e qarkut të Oslos, ka thënë të hënën se norvegjezi kishte udhëtuar për në Siri, në vitin 2014, ku iu nënshtrua disa skemave të trajnimeve dhe trajnimit për përdorimin e armëve, transmeton REL.
Personi i identifikuar si Kristian Nichelsen, ishte arrestuar nga autoritetet turke në vitin 2016 në kufirin turk me Sirinë, dhe ishte dorëzuar te autoritetet norvegjeze.
I dënuari kishte pranuar se ishte mirëpritur nga antarët e IS, por kishte hedhur poshtë akuzat e gjykatës, duke thënë se shumë shpejtë ai kishte ndërruar mendje rreth antarësimit në grupin terrorist.
-
Luftoi për ISIS-in në Siri, gjykata e dënon me pesë vjet burgim
-
SHBA-ja dënon kosovarin me 10 vjet burgim për pjesëmarrje në ISIS
-
5 vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist
-
Gjykata në Prishtinë dënon me rreth 5 vjet burgim një person për pjesëmarrje në grup terrorist
-
Dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste