Qindra persona kanë demonstruar në disa pjesë të Indisë për të protestuar pas vendimit të ditëve të fundit të Qeverisë për lirimin e 11 përdhunuesve, që ishin dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin e një gruaja myslimane gjatë trazirave fetare të vitit 2002.
Protestuesit në kryeqytetin e vendit, kanë brohoritur slogane dhe kanë kërkuar nga Qeveria e shtetit Guxharat që ta rishikojë vendimin. Në mesin e protestuesve kishte edhe figura të njohura të botës së Bollivudit.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në shtetet e tjera. 11 përdhunuesit, të liruar më 15 gusht kur India shënoi 75-vjetorin e pavarësisë, ishin dënuar më 2008 për përdhunim, vrasje dhe tubim të paligjshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre
-
Intensifikohen protestat në Indi pas përdhunimit dhe vrasjes së mjekes
-
Nëna e viktimës së përdhunimit në betejë për vajzat e Indisë
-
India liron burrat që ishin dënuar me vdekje për përdhunimin e një të reje
-
Dhunuesit të lirë, viktima po fshihet