Kongresistët demokratë po i kundërshtojnë sulmet që administrata e Donald Trumpit po ia bën organizatës USAID. Ata të hënën u futën në ndërtesën e kësaj organizate, duke thënë se ngrirja e ndihmave të SHBA-së e kërcënon sigurinë e këtij shteti.
Përfaqësuesi i Maryland, Johnny Olszewski, ka thënë se Trumpi po ua liron terrenin për të manovruar vendeve si Kina, ka raportuar BBC-ja.
“Kjo është jeta reale. Është e rrezikshme dhe serioze, ka deklaruar ai. Ai ka shtuar se demokratët do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur USAID-in. Sepse sot është USAID-i. Nesër është kujdesi ynë shëndetësor, është sigurimi social, janë mjetet tona të jetesës. janë liritë tona”, ka shtuar ai.
Demokratët kanë theksuar se USAID-i është themeluar nga Kongresi dhe presidenti Trump s'mund ta shfuqizojë apo ta shpërbëjë pa miratimin e Kongresit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të administratorit të Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Gjatë një deklarimi për media, Rubio tha se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë” dhe ato, sipas tij, do të jenë pjesë e politikës së jashtme amerikane, por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.
-
Rubio merr udhëheqjen e USAID-it
-
Demokratët në Samitin në Munih do t’i kërkojnë Evropës t’i kundërvihet Trumpit
-
Shtëpia e Bardhë ngrin fondet për shtetet e udhëhequra nga demokratët
-
Me manovrën e paparë që 50 vjet, Trumpi ndalon ndihmat ndërkombëtare
-
Rubio njofton mbylljen zyrtare të mbi 5,000 programeve të USAID-it