Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Demokratët mbajnë Senatin në SHBA

Demokratët do ta mbajnë shumicën në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi fituan garën në shtetin e Nevadas në zgjedhjet e mesmandatit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se është shumë i lumtur me rezultatin, dhe se është koha për republikanët që të reflektojnë.

Lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ka thënë se rezultatet tregojnë se amerikanët kanë refuzuar “retorikën e dhunshme” të Partisë Republikane.

Demokratët do të kenë 50 ulëse në Senat, ndërsa Republikanët janë me 49 ulëse.

Ulësja e mbetur, ajo në Georgia, është në balotazh për muajin dhjetor.

Në rast se Senati ndahet baras me ulëse mes dy partive, atëherë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka votën vendimtare.

Republikanët ende mund ta mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi votat ende po numërohen.

Nëse Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve atëherë prapë mund të pengojnë shumë nga planet e Bidenit.

Artikuj të ngjashëm