Rezultatet e zgjedhjeve afatmesme në SHBA, për kontrollin e Kongresit të varur mes demokratëve dhe republikanëve tregojnë për një garë të ngushtë mesë dy palëve.
Këto zgjedhje afatmesme të së martës do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë Kongresin e SHBA-së, i përbërë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
Aktualisht të dyja të kontrolluara nga demokratët e presidentit Joe Biden.
Amerikanët zgjedhin përfaqësues për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 vendet në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Përveç vendeve në dhomat e larta dhe të ulëta të Kongresit, në këto zgjedhje do të zgjidhen edhe guvernatorët e 36 shteteve federale.
Edhe
Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
Sipas rezultateve të deritanishme, gara për Senatin është 48:48 (50 është shumica), ndërsa republikanët janë përpara 199:173 (218 është shumica) sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve, por ka gjasa edhe për ndryshime, sepse numërimi i votave mund të zgjasë përtej ditës së zgjedhjeve në shumë shtete.
Në Senat një rol kyç ka nënpresidentja amerikane Kamala Harris, e cila përfaqëson faktorin kryesor dhe “numrin magjik 51” në favor të Partisë Demokratike.
Tani për tani, siç janë rezultatet, demokratët kanë 48 vende dhe republikanët 47.
Demokratët duhet të arrijnë në 50 për të mbajtur kontrollin e dhomës, ndërsa republikanët kanë nevojë për 51 - kjo sepse, kur është 50-50, zëvendëspresidentja Kamala Harris ofron votën e prishjes së barazimit për demokratët.
Në Kongres një Dhomë e kontrolluar nga republikanët do të bllokonte projektligjet që adresojnë prioritetet demokratike, si të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike.
Republikanët gjithashtu mund të iniciojnë përballje mbi tavanin e borxhit të vendit, i cili mund të tronditë tregjet financiare dhe të nisë hetime ndaj administratës dhe familjes së Bidenit.
Edhe
Kongresi miraton masën që qorton veprimet ushtarake të Trumpit në Iran
Rezultati i zgjedhjeve afatmesme është vendosur të formësojë dy vjetët e fundit të presidencës së Joe Bidenit, duke prishur potencialisht agjendën e tij legjislative.
Megjithëse nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me presidentin e SHBA-së, zgjedhjet afatmesme gjatë historisë kanë rezultuar të jenë një lloj treguesi i disponimit të opinionit publik ndaj presidentit aktual të SHBA-së.