Demokratët do ta mbajnë shumicën në Senatin e SHBA-së pasi fituan garën në shtetin e Nevadas në zgjedhjet e mesmandatit, raporton BBC.
Senatorja Catherine Cortez Masto po projektohet se do ta mposhtë sfiduesin republikan Adam Laxalt, që mbështetet nga ish-presidenti Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se është shumë i lumtur me rezultatin, dhe se është koha për republikanët që të reflektojnë.
Lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ka thënë se rezultatet tregojnë s eamerikanët kanë refuzuar “retorikën e dhunshme” të Partisë Republikane.
Demokratët do të kenë 50 ulëse në Senat, ndërsa Republikanët janë me 49 ulëse.
Ulësja e mbetur, ajo në Georgia, është në balotazh për dhjetor. Në rast se Senati ndahet baras me ulëse mes dy partive, atëherë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka votën vendimtare.
Edhe
Demokratët mbajnë Senatin në SHBA
Republikanët ende mund ta mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi votat ende po numërohen.
Nëse Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve atëherë prapë mund të pengojnë shumë nga agjendat e Bidenit.