Kandidati demokrat Raphael Warnock ka fituar një nga dy ulëset qe siguron shteti i Georgias në Senatin e SHBA-së, në zgjedhjet e mbajtura të martën, ka parashikuar Edison Research të mërkurën, shkruan Reuters.
Mirëpo, me gjithë fitoren, demokratët ende nuk kanë siguruar kontrollin mbi Senatin. Demokratëve u duhet të fitojnë edhe ulësen e dytë nga ky shtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDemokrati Warnock fitoi përball republikanit Kelly Loeffler, sipas Edison Researchit.
Vendimtare tani mbetet rezultati i betejës mes demokratit Jon Ossof dhe republikanit David Pardue.
Aktualisht, republikanët kanë avantazh 50-48 në Senat. Një fitore e tyre në Georgia do t’i jepte kësaj partie shumicën, por vetëm nëse fitojnë të dy ulëset. Në këtë rast, Senati do të ndahej “përgjysmë” – 50 me 50, por me zëvendëspresidenten Kamala Harris që do të mund të hidhte votën vendimtare për demokratët, pasi zëvendëspresidentja e shtetit është udhëheqëse e Senatit.