Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Demokratët e republikanët përplasen për të drejtën e votës

Demokratët dhe republikanët po vazhdojnë në Dhomën e Përfaqësuesve debatin e tyre të zjarrtë për pakon e zgjedhjeve dhe për ligjin e të drejtave të votimit.

Votimi i së mërkurës ka trasuar rrugën për kushtet e shtruara për votimin që pritet të finalizohet sot me të dyja palët që kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.

Demokratët janë zotuar të kundërveprojnë me një seri ligjesh të reja, të frymëzuara nga pretendimet e rreme të Donald Trumpit për vjedhje të zgjedhjeve.

Këto akuza e kanë bërë më të vështirë procesin e votimit. Përpjekjet demokrate kanë ngecur për shkak të ndasive të mëdha në Senat, ku nuk i kanë 60 votat e nevojshme për kapërcimin e pengesës republikane në votim.

Sheyla Jackson Lee, demokratja e Teksasit në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë se pengesa në Kongres po përdoret për të promovuar diskriminimin dhe racizmin.

Republikanët kanë ashpërsuar procedurat e votimit në shtetet federale ku kanë shumicën.