Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kundërshtarët e tij republikanë kanë rënë dakord në parim për të rritur tavanin e borxhit të SHBA-së, në mënyrë që të shmangin falimentimin, raportoi të dielën BBC-ja.
Bideni e ka përshkruar marrëveshjen si një kompromis, ndërsa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se është e denjë për popullin amerikan.
Marrëveshja duhet të miratohet nga një Kongres i ndarë.
SHBA-ja duhet të marrë hua për të financuar qeverinë, sepse shpenzon më shumë se sa mbledh taksat.
Republikanët kanë kërkuar reduktime të shpenzimeve në fusha si arsimi dhe programe të tjera sociale në këmbim të rritjes së tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh.
Edhe
Kongresi amerikan synon ta shmang mbylljen e qeverisë, pas refuzimit të Projektligjit të Trumpit
Presidenti Biden e ka përshkruar marrëveshjen si kompromis që është i mirë për vendin pasi parandalon atë që Bidenie quan “dështim katastrofik” që do të kishte çuar në një recesion ekonomik, e miliona vende pune të humbura.
Një falimentim i SHBA-së do të përmbyste ekonominë amerikane dhe do të prishte tregjet globale.