Banorët në qytetin e Gazës po i vëzhgojnë dëmet në shtëpitë në vazhdën e shkatërrimit, i shkaktuar nga sulmet ajrore izraelite.
Pasi u paralajmëruan të evakuoheshin mes luftimeve të fundit, njerëzit u kthyen për të zbuluar nëse pronat e tyre mund të rinovohen, me disa prej tyre që ngritën strehimore të përkohshme për shkak të shkatërrimit të ndërtesave.
Të tjerë zbuluan se po shihnin të njëjtin shkatërrim që kishin përjetuar gjatë përleshjeve në vitet e fundit.
Një marrëveshje e brishtë armëpushimi për t’u dhënë fund luftimeve gati treditore midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gazë, është mbajtur të hënën në mëngjes - shenjë që rundi i fundit i dhunës mund të jetë zbutur.
Që nga e premtja, avionët izraelitë kanë goditur objektivat në Gazë, teksa grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik, i mbështetur nga Irani, ka hedhur qindra raketa në drejtim të Izraelit.
Gjatë tri ditëve të luftimeve, 44 palestinezë u vranë, duke përfshirë 15 fëmijë dhe katër gra, dhe 311 u plagosën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë palestineze.