Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Danimarka mban referendum për “rezervën mbrojtëse”

Danezët po votojnë në një referendum nëse duhet të heqin përjashtimin 30-vjeçar dhe të marrin pjesë në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, shkruan BBC.

Danimarka është i vetmi anëtar i BE-së që ka të ashtuquajturën rezervë mbrojtëse.

Por, ashtu si fqinjët e saj nordikë, Suedia dhe Finlanda, ajo ka rivlerësuar politikën e saj të sigurisë që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se danezët mbështesin lidhjet më të ngushta të mbrojtjes evropiane dhe rezultati mund të ndikojë në të ardhmen e tyre ushtarake.

Po kështu, ka pasur shumë konfuzion rreth asaj se çfarë do të thotë vota në një vend që tashmë është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s.