Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dallimet gjinore në pagë, gratë në Islandë mbajnë grevë të martën

Dhjetëra e mijëra gra në Islandë, përfshirë edhe kryeministren Katrin Jakobsdottir, do të refuzojnë të punojnë të martën.

“Kvennafri”, apo ditë pushimi për gratë, është ftuar në protestë ndaj dallimit në gjinor në paga dhe dhunës me motive gjinore.

Fushat në të cilat gratë janë shumicë, si shëndetësi dhe edukim, veçanërisht do të preken.

Greva e planifikuar, është e para që nga viti 1975, që gjitha gratë mbajnë grevë në punë për një ditë të plotë.

“Unë nuk do të punojë këtë ditë, siç pres të mos punojnë gjitha gratë në kabinetin qeveritar”, ka thënë Jakobsdottir.