Danezët po votojnë të martën në zgjedhjet që mund t’i japin kryeministres, Mette Frederiksen, një mandat të tretë, falë qëndrimit të saj të fortë kundër presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me Grenlandën, edhe pse shqetësimet për koston e jetesës kanë dëmtuar profilin e saj si e majtë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se Social Demokratët e saj janë drejt rezultatit më të dobët që nga periudha para Luftës së Dytë Botërore. Shumë danezë e fajësojnë Frederiksen se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur modelin nordik të mirëqenies, ndërsa të tjerë theksojnë lodhjen në rritje pas gati shtatë vjetësh udhëheqjeje të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrederiksen, 48 vjeç, ka shpallur zgjedhjet disa muaj përpara afatit të tetorit, në atë që vëzhguesit e konsiderojnë si një përpjekje për të përfituar nga rritja e përkohshme e popullaritetit, kur retorika e Trumpit për kontrollin e Grenlandës, një territor gjysmë-autonom danez, u përshkallëzua në janar dhe ai nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00, ndërsa rezultatet e para priten pak më pas.
Frederiksen ka bërë fushatë me premtimin se aftësitë e saj të forta dhe të provuara udhëheqëse do ta ndihmojnë vendin me 6 milionë banorë të përballojë një marrëdhënie komplekse me Uashingtonin zyrtar dhe për një përgjigje evropiane ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Frederiksen, e cila udhëheq Danimarkën që nga viti 2019, ishte kryeministrja e parë që kapërceu ndarjen majtas-djathtas në Danimarkë në më shumë se 40 vjet, por koalicioni i saj i madh tani parashikohet të humbasë shumicën parlamentare.
Ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen, nga Partia Moderat centriste, i cili mund të bëhet një faktor kyç pas zgjedhjeve, ka thënë se ende shpreson për një qeveri bipartizane, edhe pse koalicioni aktual duket se po humbet kontrollin mbi pushtetin.