Botë

“Coca” në qendër të debatit global

Koka-Bolivia

Bolivia kërkon që gjethet e “cocas” të mos trajtohen si lëndë narkotike. Qeveria synon treg ndërkombëtar për produkte tradicionale dhe moderne me bazë “coce”. Mbështetësit thonë se bima është pjesë e identitetit indigjen, jo burim kriminaliteti.

Për dekada me radhë bima e ““cocas”” është trajtuar si lëndë e ndaluar – lënda e parë për prodhimin e kokainës. Policët në Ande shkulnin bimë të tëra, ndërsa SHBA-ja ka investuar miliarda dollarë në fushata për çrrënjosjen e saj.

E megjithatë në Bolivi, ku kultivimi, tregtimi dhe përdorimi i gjethes së “cocas” është i ligjshëm, një pasdite në fshatin e vogël, San Jose de Pery, një zyrtar qeveritar vendoste kamerën në tripodin e tij, duke filmuar një fermer që përgatiste tokën për mbjelljen e saj.

“Do ta shpjegoj si përdoret ky mjet që quhet wallhua”, tha fermeri 64-vjeçar, Jaime Mamani, duke ngritur një grep me tre dhëmbë. “Ja sa mbolla një fidan”.

Për shumë njerëz, “coca” lidhet vetëm me kokainën, një substancë që përpunohet në laboratorë të fshehtë dhe trafikohet në mbarë botën. Por, në formën e saj natyrale, “coca” është stimulues i lehtë që përtypet, zihet në çaj dhe nderohet nga komunitetet andine prej mijëra vjetësh.

Në fakt, në Bolivi, një shtet i vogël pa dalje në det në Amerikën Jugore, “coca” është kaq e rëndësishme, saqë qeveria po udhëheq një fushatë për të nxjerrë gjethet e saj nga lista e Kombeve të Bashkuara për drogat më të rrezikshme në botë.

 “Coca” është bimë, kokaina është drogë - njëra është pjesë e kulturës, tjetra është pjesë e tregtisë ilegale

OKB-ja e rendit kokën në të njëjtën kategori me fentanilin dhe heroinën si një substancë “shumë varësuese dhe e abuzueshme.” Shtetet e Bashkuara i janë kundërvënë prej kohësh çdo ndryshimi të këtij klasifikimi, duke paralajmëruar se kjo do të lehtësonte zgjerimin e prodhimit të kokainës. Në Kolumbi, që llogaritet të jetë prodhuesi më i madh në botë i kokainës, SHBA ka shpenzuar miliarda për operacione çrrënjosjeje dhe kundër-narkotike, megjithatë prodhimi vetëm sa është rritur.

Rezultatet e shqyrtimit zyrtar të OKB-së priten në mars.

Nëse gjethet e “cocas” hiqen nga lista e drogave të rrezikshme, vendet që e kanë nënshkruar konventën ndërkombëtare për drogat do të jenë më të detyruara ta kriminalizojnë atë. Ulja e klasifikimit të saj në një kategori më pak kufizuese, mund të hapë rrugë për tregti të paligjshme, kërkime shkencore dhe zhvillim industrial.

Por, nuk ka asnjë garanci se Kombet e Bashkuara do të ndërmarrin një ndryshim të tillë.

Mbështetësit argumentojnë se vetë gjethet e “cocas” nuk janë të dëmshme në mënyrë të natyrshme dhe se barazimi i tyre me kokainën kriminalizon një pjesë themelore të trashëgimisë indigjene andine.

Një raport paraprak nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – agjencia shëndetësore e OKB-së – përfundon se “coca” ka potencial shumë të ulët për varësi dhe nuk paraqet rreziqe të mëdha për shëndetin.

Megjithatë, në Bolivi, disa tregtarë shesin gjethe “coce” të përziera me stimulues si kafeina – produkte të njohura me emrin “coca” e ringarkuar” – për të cilat gazetarët lokalë kanë raportuar rreziqe të mundshme shëndetësore, pasi nuk janë të regjistruara apo të kontrolluara.

Përpjekjet e Bolivisë për të ndryshuar statusin ligjor të gjethes së “cocas” mund të ndikohen nga zgjedhjet presidenciale të balotazhit që mbahen më 19 tetor. Dy kandidatë në garë janë të djathtë, dhe nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre do ta mbështesë kauzën e “cocas” me të njëjtin zell si qeveritë e majta që kanë qeverisur për dy dekadat e fundit.

Në Bolivi, fermerët në zona të përcaktuara kultivojnë “cocan” për ta shitur në tregjet e menaxhuara nga shteti. Edhe pse në vend prodhohet “coca”, sasia mbetet më e ulët krahasuar me Kolumbinë dhe Perunë. Shumica e “cocas” në Bolivi kultivohet për përdorim tradicional dhe të ligjshëm.

“Coca” gjendet kudo në këtë shtet andin. Kjo prani kaq e gjerë e “cocas” është një dukuri relativisht e re. Përpjekjet për shkuljen e kulturave që kishin mbajtur gjallë komunitetet indigjene për shekuj, si pjesë e luftës globale kundër drogës e udhëhequr nga SHBA-ja, shkaktuan pakënaqësi dhe mobilizim politik, gjë që i hapi rrugën ngritjes së Evo Moralesit, një lider sindikal i kultivuesve të “cocas”, i cili në vitin 2006 u bë presidenti i parë indigjen i Bolivisë.

Morales e vendosi “cocan” në qendër të programit të tij politik. Me parullën “’Coca’ po, kokainë jo”.

Morales e vendosi “cocan” në qendër të programit të tij politik. Me parullën “’Coca’ po, “kokainë Jo”, qeveria e tij promovoi përdorimin tradicional dhe modern të bimës – nga çaji dhe mielli, te pasta e dhëmbëve dhe produkte të tjera – duke ruajtur njëkohësisht zotimin për të luftuar trafikun e kokainës.

Në vitin 2009, qeveria e tij e përfshiu “cocan” si pjesë të trashëgimisë kulturore të kombit në Kushtetutë, duke theksuar identitetin indigjen dhe kundërshtimin ndaj politikave të huaja të luftës kundër drogës. Në vitin 2012, Bolivia u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare për drogat e OKB-së, por një vit më vonë u rikthye pas një përjashtimi të dhënë nga OKB-ja që lejonte përdorimin e “cocas” brenda territorit të Bolivisë.

Në vitin 2017, Bolivia miratoi një ligj që rregullon kultivimin, tregtinë dhe përdorimin e “cocas”, duke formalizuar kështu tregun e brendshëm ligjor.

“Kur isha fëmijë, përdorimi i gjetheve të ‘cocas’ shihej me përçmim”, thotë Omar Pintones, 36 vjeç, koordinator në agjencinë qeveritare që mbikëqyr industrinë e “cocas”. “Konsumi i saj lidhej me klasën e ulët. Kishte shpesh një ndjenjë turpi”.

Sot, shton ai, “shumë profesionistë – avokatë, mjekë, akademikë – e përdorin ‘cocan’”.

Në San José de Pery, pesë orë larg nga kryeqyteti La Paz, banorët ndihen krenarë për punën e tyre me “cocan”. Fermerët nisin ditën që në orën 3 të mëngjesit, për të kujdesur për bimët që kanë nevojë për tre deri në katër muaj për të arritur pjekurinë. Pas korrjes, gjethet thahen, paketohen dhe shiten te shpërndarës që furnizojnë tregtarët në mbarë vendin.

Qeveria ka vendosur një kufi prej rreth 54 mijë hektarësh për kultivimin e ligjshëm të “cocas”, me qëllim mbajtjen e çmimeve të qëndrueshme për fermerët lokalë. Industria siguron punësim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për dhjetëra mijëra familje.

Presidenti aktual i Bolivisë, Luis Arce – pasuesi i Evo Moralesit – e ka çuar çështjen e heqjes së gjethes së “cocas” nga lista e drogave më të rrezikshme deri në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Një zëdhënës i agjencisë tha se vlerësimi i tyre do të balancojë “rreziqet me përfitimet e mundshme” të gjethes së “cocas”, si dhe do të analizojë sa lehtë mund të përpunohet ajo në kokainë.

Në Bolivi, qeveria e sheh “cocan” si pasuri kombëtare

Ministria për “Cocan” dhe Zhvillimin Integral, një institucion unik bolivian – është organi që mbikëqyr industrinë e “cocas” në vend. Qytetarë të veshur me rroba tradicionale indigjene janë pamje e zakonshme në korridoret e këtij institucioni, ku vijnë për të rinovuar licencat për kultivimin e “cocas”.

Omar Pintones, zyrtar në këtë ministri, thotë se si ai, ashtu edhe shumë prej kolegëve të tij, vijnë nga familje kultivuese të “cocas” dhe janë angazhuar për ta legalizuar atë.

“Kam ngrënë, kultivuar, veshur, studiuar dhe mbështetur familjen time falë gjethes së ‘cocas’”, thotë ai. “E përtyp gjethen çdo ditë në punë dhe në jetën time të përditshme. Dhe nuk jam çmendur asnjëherë, as nuk kam humbur vetëdijen”.

Ministria po bashkëpunon me kompani që po eksperimentojnë me produkte të reja – si pije të gazuara me bazë “coce”, akullore, pomada, shurupe e sapunë – si dhe me universitete që po zhvillojnë studime mbi vetitë e gjethes.

Disa kërkime sugjerojnë se “coca” mund të ndihmojë në rritjen e vigjilencës dhe uljen e tensionit të gjakut. Po ashtu, janë evidentuar efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore që mund të jenë të dobishme në luftimin e infeksioneve.

Në rast se Kombet e Bashkuara vendosin të lehtësojnë kufizimet mbi “cocan”, dhe nëse shtete të tjera e dekriminalizojnë përdorimin e saj, kjo mund të hapë rrugën për tregti globale të produkteve me bazë “coca”.

“Gjethet e ‘cocas’ kanë krijuar shumë vende pune në Bolivi”, tha Mateo Mamani, zëvendësministër i “cocas”, në një intervistë. Eksportimi i gjethes, sipas tij, “do të sillte të ardhura të mira për shtetin”.

Në Bolivi po zhvillohen gjithnjë e më shumë studime për derivatet e “cocas” dhe përfitimet e saj të mundshme për shëndetin.

“Ky është mesazhi që duam t’i dërgojmë botës”, tha Mamani. “Po, ajo përdoret edhe për qëllime të paligjshme, por nëse e shohim gjethen e ‘cocas’ në një dritë pozitive, mund të përfitojmë shumë prej saj”.

Në Kolumbi dhe Peru, përdorimi tradicional i “cocas” mbrohet gjithashtu nga kushtetutat përkatëse, por nuk është aq i përhapur sa në Bolivi.

Mbështetësit e heqjes së gjethes së “cocas” nga lista e drogave të rrezikshme të OKB-së thonë se është e mundur të bëhet ndarja mes përdorimit tradicional dhe trafikut të kokainës, përmes një tregu të rregulluar dhe të mbikëqyrur rreptësisht.

Zyrtarë amerikanë kundërshtojnë këtë qasje, duke theksuar se edhe nëse gjethet nuk janë të dëmshme në vetvete, ato mbeten lënda e parë për kokainën. Sipas tyre, legalizimi ndërkombëtar i “cocas” do të dobësonte përpjekjet për frenimin e kultivimit dhe do ta bënte më të vështirë zbatimin e ligjit. Administrata Trump, ndër të tjera, e ka përdorur trafikun e kokainës si argument për sulmet ndaj anijeve që, sipas autoriteteve, largoheshin nga Venezuela drejt Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, edhe nëse hapet një treg ndërkombëtar për “coca”, kritikët shprehin shqetësimin se përfitimet më të mëdha do t’i merrnin korporatat e mëdha, ndërsa komunitetet indigjene do të mbeteshin jashtë përfitimeve reale.

Sdenka Silva, një sociologe boliviane që ka punuar me kultivuesit e “cocas”, ka themeluar Muzeun për të në një ndërtesë të vogël në zemër të La Pazit, pranë hostelëve të udhëtarëve. Ajo synon të edukojë vizitorët për historinë 8 mijëvjeçare të kësaj bime në komunitetet indigjene.

Silva kujton se, në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, kur kokaina ishte ende e ligjshme në shumë vende, fuqitë koloniale si Holanda e kultivonin “cocan” në Indonezi – me kosto më të ulët – duke goditur industrinë tradicionale në Peru dhe Bolivi.

“Kam frikë se diçka e ngjashme mund të ndodhë me korporatat e mëdha”, thotë ajo.

Por mbështetësit e “cocas” mbeten optimistë.

“Kjo nuk duhet të jetë çështje politike”, tha presidenti në largim, Luis Arce, i cili nuk garon për një mandat të dytë. “Gjethet e ‘cocas’ nuk janë narkotikë”.