Çmimi Nobel në Mjekësi për vitin 2025 i është dhënë Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimin e mekanizmit me anë të të cilit sistemi imunitar i përgjigjet infeksioneve.
Amerikanët Mary E. Brunkow dhe Fred Ramsdell, si dhe japonezi Shimon Sakaguchi, u vlerësuan në veçanti për zbulimin e mekanizmave që rregullojnë tolerancën imunitare periferike, procesin që parandalon dëmtimin e trupit nga sistemi imunitar.
Kështu, ata hapën rrugën për të kuptuar dhe luftuar të ashtuquajturat sëmundje autoimune, në të cilat sistemi imunitar sulmon trupin e vet.
Kontributi i tyre më i madh ishte identifikimi i qelizave T rregullatore, të cilat veprojnë si roje, duke i mbajtur qelizat imune larg, duke i penguar ato të sulmojnë trupin e tyre.
"Zbulimet e tyre ishin thelbësore për të kuptuar se si funksionon sistemi imunitar", tha Presidenti i Komitetit Nonel, Olle Kampe. Zbulimi, shtoi ai, “na lejon të kuptojmë pse jo të gjithë ne zhvillojmë sëmundje të rënda autoimune".
Java e Çmimit Nobel 2025 fillon sot. Emrat e fituesve të Çmimit Nobel në Fizikë priten të martën, më 7 tetor, në orën 11:45 të paradites, dhe fituesit e Çmimit Nobel në Kimi do të shpallen të mërkurën, më 9 tetor, në të njëjtën kohë. /KSP