Çmimi i arit në bursa ndërkombëtare ka arritur në vlera rekorde mbi 2412 dollarë për ons (28 gramë), mbi rekordin e së martës.
Që nga fillimi i vitit 2024, çmimi i arit është rritur për 14 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët janë ndarë në parashikimet për të ardhmen e arit sivjet.
Vlerësohet se në rritjen e vlerës së arit po ndikojnë blerjet e bankave qendrore dhe tensionet gjeopolitike.
Ari dhe normat e interesit tradicionalisht kanë ndërlidhje negative mes vete. Nuk është e garantuar, por arit i rritet vlera kur bien normat e interesit dhe anasjelltas.