Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çka përmban marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit?

Izraeli dhe Hamasi pritet që shumë shpejt ta finalizojnë marrëveshjen e armëpushimit, i cili sipas Channel 12, do të zgjasë nga katër deri në pesë ditë.

Marrëveshja që pritet të finalizohet sot, sipas raportimeve në Izrael, është e fokusuar te pengjet izraelitë, kryesisht gra dhe fëmijë. Bisedimet për lirimin e pengjeve të huaj nuk janë aktualisht në tryezë.

Hamasi dhe fraksionet e tjera terroriste në Gaza rrëmbyen rreth 240 njerëz nga Izraeli gjatë sulmit të 7 tetorit, duke përfshirë rreth 40 fëmijë, dhe dhjetëra shtetas tajlandez dhe nga Nepali.

AFP raporton se ndërmjet 50 deri në 100 pengje civile nga Izraeli do të lirohen sipas marrëveshjes, por asnjë personel ushtarak.

10 pengje izraelite do të shkëmbehen me 30 të burgosur palestinezë çdo ditë. Ky shkëmbim do të zgjasë deri në fund të armëpushimit.

Marrëveshja përfshin “armëpushim të plotë” në terren për katër deri në pesë ditë.

Marrëveshja do të përfshijë lirimin e rreth 150 deri në 300 të burgosur palestinezë në Izrael, mes tyre gra dhe të burgosur të mitur.

Marrëveshja do të sigurojë midis 100 deri në 300 kamionë me ushqime dhe ndihmë mjekësore, si dhe karburant, për të hyrë në Gaza.

Channel 12 thotë se lirimi i pengjeve mund të fillojë të enjten ose të premten. Sipas tyre, armëpushimi mund të zgjatet për të lejuar lirimin e më shumë pengjeve.

Artikuj të ngjashëm