Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot shpalli sanksionet e reja duke thënë se në koordinim me G7-n dhe Bashkimin Evropian janë dakorduar që Rusisë t’i hiqet statusi i marrëdhënieve të përhershme tregtare.
Çka do thotë kjo?
"Në Shtetet e Bashkuara, ne i quajmë këto marrëdhënie normale tregtare të përhershme, PNTR, por është e njëjta gjë. Revokimi i PNTR për Rusinë do ta bëjë më të vështirë për Rusinë të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara dhe ta bësh atë në koordinim me kombet e tjera që përbëjnë gjysmën e ekonomisë globale do të jetë një tjetër goditje dërrmuese për ekonominë ruse që tashmë po vuan shumë keq nga sanksionet tona”, shpjegoi Biden.
SHBA-ja gjithashtu ndaloi importin e pijeve alkoolike e ushqimeve të detit nga Rusia.
-
Trumpi paralajmëron “sanksione masive” ndaj Rusisë
-
Bideni godet Putinin, vendos mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë
-
SHBA-ja dhe G7-a do të vendosin sanksione të reja për Rusinë
-
Biden: Putini bëri gabim të madh që pezulloi pjesëmarrjen në traktatin bërthamor
-
Biden: Veprimet e Rusisë nuk kanë legjitimitet